Rijeka e ka mposhtur Hajdukun e Splitit në kuadër të xhiros së 29-të të dielën mbrëma dhe e ka larguar nga gara për titull.
Rijeka fitoi në shtëpi ndaj Hajdukut me rezultatin 1:0.
Golin e fitores e shënoi Mario Pashaliq në minutën e 70-të.
Lindon Selahi e kompletoi ndeshjen në qendër të mesfushës te Rijeka.
Emir Sahiti te Hajduku luajti deri në minutën e 58-të.
Rijeka lidere ka 65 pikë, dhjetë më shumë se Hajduku i Splitit që zë vendin e tretë.
Në vendin e dytë, Dinamo e Zagrebit ka 60 pikë, me një ndeshje më pak të luajtur.