Futboll

Rexhbeçaj me Augsburgun ndalen në barazim nga Wolfsburgu

Elvis Rexhbecaj

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, ka luajtur nga minuta e parë në barazimin e Augsburgut 1:1 të shtunën ndaj Wolfsburgut. 

Rexhbeçaj luajti deri në minutën e 77-të në ndeshjen që i takoi javës së nëntë të Bundesligës gjermane. Reprezentuesi i Kosovës në minutën e 76-të u ndëshkua me karton të verdhë dhe do t’i mungojë Augsburgut në ndeshjen e radhës shkaku i suspendimit me kartonë. 

Phillip Tietz në minutën e 34-t e kaloi në epërsi Augsburgun, por në minutën e 82-të Mohamed Amoura i barazoi shifrat për vendësit.

Augsburgu ka 11 pikë kurse Wolfsburgu ka dy pikë më pak. 

Të dyja skuadrat renditen në pjesën e poshtme të tabelës.