Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj me Augsburgun të dielën në shtëpi e kanë mposhtur St. Paulin me rezultatin 3:1. Ndeshja i ka takuar xhiros së tretë të Bundesligas.
Rexhbeçaj e kompletoi ndeshjen, ndërsa në minutën e 58-të u ndëshkua me karton të verdhë.
Golat për Augsburgun i shënuan Marius Wolf në minutën e 47-të, Phillip Tietz në minutën e 67-të dhe Yusuf Kabadayi në minutën e 96-të. Për Augsburgun ishte fitorja e parë këtë edicion. Ka edhe një barazim dhe një humbje. Për St. Paulin ishte humbja e tretë radhazi.