Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, ka asistuar të shtunën në Bundesligën gjermane, në ndeshjen që Augsburgu barazoi në udhëtim tek Eintracht Frankfurti.
Rexhbeçaj ishte asistues në golin për 1:1 në minutën e 61-të, kur shënoi sulmuesi Phillip Tietz.
Skuadra e tij kaloi në epërsi në minutën e 71-të, por pranoi gol sërish tre minuta më vonë dhe ndeshja u mbyll baras.
Rexhbeçaj, i cili ka një gol e një asistim në edicionin aktual të elitës gjermane, u zëvendësua në minutën e 67-të.
Augsburgu ka mbetur prapa në tabelë, dhe aktualisht zë vendin e 13-të me 16 pikë, aq sa ka edhe Union Berlini në vendin e 12-të.
Eintracht Frankfurti është i dyti me 27 pikë.