Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë. Augsburgu të martën humbi nga Stuttgarti me rezultatin 1:0, në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Gjermanisë. Rexhbeçaj luajti deri në minutën e 58-të.
Mërgim Berisha nuk luajti për shkak të lëndimit. Në fakt, Berisha nuk ka luajtur fare pas kthimit në Augsburg.
Golin e fitores së Stuttgartit e shënoi Deniz Undav në minutën e 30-të.