Ish-mesfushori Samir Nasri ka bërë të ditur për “Canal+” se Reusi i ka treguar atij për kalimin e mundshëm në ligën MLS, shkruan “Sky Sports” të mërkurën. Reusi ka njoftuar ditë më parë për largimin e tij nga “verdhezinjtë” në fund të sezonit, ndërsa me Dortmundin do të luajë tjetër finale të Ligës së Kampionëve. Dortmundi synon triumfin në Ligën e Kampionëve, 11-të vjet pasi u mposht pikërisht në finale, nga Bayern Munichu.
Dortmundi e eliminoi Paris Saint-Germainin të martën mbrëma pas fitores 1:0 në Paris, ndërsa tutje kaloi me rezultatin e përgjithshëm, 2:0.
34-vjeçari Reus i ishte bashkuar Dortmundit në vitin 2012. Me këtë ekip, Reus ka fituar dy Kupa të Gjermanisë.