Komiteti Disiplinor i Federatës spanjolle të futbollit e ka refuzuar ankesën e Osasunas.
Barcelona e mposhti Osasunan më 27 mars me rezultatin 3:0 në ndeshjen që i takoi javës së 27-të të La Ligas.
Osasuna bëri ankesë dhe kërkoi pikët në tavolinë.
Osasuna pretendoi se Barça kishte thyer rregullat e FIFA-s pasi kishte futur në lojë mbrojtësin Inigo Martinez.
Sipas Osasunas, Martinez nuk kishte të drejtë loje pasi ishte tërhequr nga grumbullimi i Përfaqësueses së Spanjës për shkak të një lëndimi.
Rregullorja e FIFA-s thotë se nëse një lojtar tërhiqet nga detyra me përfaqësuese, ai nuk ka të drejtë të luajë për klubin e vet të paktën pesë ditë pas ndeshjes së fundit të pushimit ndërkombëtar. Ky afat, sipas Osasunas, nuk ishte respektuar.
Tek Osasuna nuk u ndanë të kënaqur me vendimin e Komitetit Disiplinor dhe kanë paralajmëruar ankesë tjetër.