Futboll

Reali nuk e mendon shkarkimin e Ancelottit

Carlo Ancelotti

Drejtuesit e Real Madridit edhe pas disfatës nga Barcelona me rezultatin 5:2 në finalen e Superkupës së Spanjës, nuk janë duke e menduar shkarkimin e trajnerit, Carlo Ancelotti.  Kështu ka raportuar të hënën “Marca”. 

Ancelotti e ka besimin e plotë të drejtuesve të “Los Blancos”. 

Për Realin kjo ishte humbja e dytë këtë edicion nga Barça. 

Më 26 tetor në kuadër të javës së 11-të të La Ligas, Reali pësoi disfatë nga Barcelona me rezultatin 4:0. 

Italiani Ancelotti është trajneri më i suksesshëm te Reali. 

Reali pas 19 ndeshjeve të luajtura këtë edicion në elitën e futbollit spanjoll ka 43 pikë dhe është në vendin e dytë. 

Një pikë më shumë ka Atletico që e mban pozitën e parë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Hansi Flick, Barcelona, është në pozitën e tretë me 38 pikë.