Një gol në fillim të pjesës së parë dhe një tjetër në fillim të pjesës së dytë i kanë mjaftuar Real Madridit për fitore ndaj rivalit të qytetit, Atletico Madridit.
Të martën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi fitoi 2:1. Ishte kjo ndeshja e parë e një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve. Rezultati e lë të hapur sfidën për ndeshjen e dytë, që zhvillohet të mërkurën e javës së ardhshme në “Metropolitano”.
Rodrygo shënoi për 1:0 në të mirë të Real Madridit në minutën e katërt të ndeshjes.
Julian Alvarez barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 32-të.
Ndërkohë golin e fitores për kampionin në fuqi të Evropës e shënoi Brahim Diaz në minutën e 55-të.
Ashtu si pritej, ndeshja ishte e nivelit të lartë. Dallimi prej një goli garanton tjetër ndeshje të madhe mes rivalëve të Madridit.
Diaz shënon, Real Madridi në epërsi
Brahim Diaz ka shënuar gol për epërsinë 2:1 të Real Madridit ndaj Atletico Madridit.
Diaz shënoi në minutën e 55-të.
VIDEO:
BRAHIM DIAZ WHAT A GOAL! 🤯 pic.twitter.com/D6vzttf756
— TC (@totalcristiano) March 4, 2025
Dy supergola në pjesën e parë të superndeshjes në Madrid
Dy supergola u shënuan gjatë pjesës së parë në “Santiago Bernabeu” në Madrid. Një supergol shënoi Reali dhe një tjetër Atletico, ndërsa pjesa e parë e ndeshjes së parë ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit përfundoi baras, 1:1. Superndeshja në Madrid i takon një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Reali kaloi fillimisht në epërsi me supergolin e Rodrygos. Ai realizoi gol në minutën e 4-t.
Por, Atletico nuk u dorëzua dhe pas disa rasteve shënoi golin e barazimit. Supergolin e barazimit 1:1 për Atleticon e shënoi Julian Alvarez. Ai realizoi golin e barazimit në minutën e 32-të.
Edhe pjesa e dytë pritet të jetë e zjarrtë.
Ndeshja kthyese për kalim në çerekfinale të Championsit luhet më 12 mars. Atletico do të jetë vendës.
Alvarezi “bombardon” portën e Courtoisit
Një tjetër supergol u shënua në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid.
Golin e barazimit 1:1 për Atleticon e shënoi Julian Alvarez. Ai realizoi supergolin në minutën e 32-të.]
VIDEO:
QUE GOLAZO DE JULIÁN ÁLVAREZ💀 pic.twitter.com/aheQx4l6pa
— nenn (fan) (@FCB_nenn) March 4, 2025
Reali kalon në epërsi me supergolin e Rodrygos
Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Atletico Madridit me supergolin e Rodrygos në minutën e 4-t.
Ndeshja e parë e një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve po luhet në “Santiago Bernabeu”.
VIDEO:
GOLAZOOOOOOO DE RODRYGO GOES VAMOOOOOOOOOOOS 😍😍😍😍 pic.twitter.com/Ug4fOlfzS7
— REAL MADRID FANS 🤍 (@AdriRM33) March 4, 2025