Futboll

Reali i gatshëm të shpenzojë për Alexander-Arnoldin

Trent Alexander

Real Madridi është gati që të shpenzojë para për transferimin e Trent Alexander-Arnoldit të Liverpoolit në qershor, para se të nis Kupa e Botës për Klube.

Kështu ka raportuar të shtunën mediumi “The Sun”.

Kontrata e Alexander-Arnoldit skadon më 30 qershor të këtij viti, por Reali është i gatshëm që të shpenzojë për transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë anglez.

Kupa e Botës për Klube nis më 14 qershor.

26-vjeçari Alexander-Arnold i ka zhvilluar 37 ndeshje në të gjitha garat në këtë edicion, ndërsa kontributi i tij ka qenë me tri gola të shënuar e shtatë asistime.