Caroline Weir i shënoi dy gola në fundin e ndeshjes dhe Real Madridi fitoi ndaj Barcelonës 3:1 në “Olympic Stadium” të dielën.
Ishte fitorja e parë në “El Clasico” për futbollistet e Real Madridit, që mbajnë gjallë shpresat për titull kampioni.
Alba Redondo e shënoi golin e parë për madrilenet në minutën e 41-të.
Caroline Graham në minutën e 67-të i barazoi shifrat në 1:1.
Më pas pati protesta nga lojtaret vendëse, të cilave iu anulua goli i Jana Fernandezit për pozitë jashtë loje.
Pasi në Ligën F nuk ka VAR, vendimi i gjyqtareve në fillim mbeti në fuqi.
Më pas skocezja Weir e Realit i shënoi golat për 3:1 në minutën e 87-të dhe të 96-të, duke e ndalur ecurinë e 18 fitoreve rresht të Barcelonës në “El Clasico”, qëkur u themelua klubi i futbollisteve të Real Madridit.
Barcelona mbetet lidere pavarësisht humbjes me 63 pikë, katër më shumë se Real Madridi i vendit të dytë.