Futboll

Real Madridi shpërthen në pjesën e dytë për fitoren e thellë

Real Madrid

Thibaut Courtois shënoi autogol në minutën e 54-t. Por autogoli i portierit si  duket ngjalli Real Madridin që në fund fitoi 4:1 ndaj Espanyolit.

Ndeshja e së shtunës mbrëma i takoi xhiros së gjashtë të La Ligas. U vendos në pjesën e dytë që ishte e zjarrtë.

Dani Carvajal shënoi për 1:1 në minutën e 58-të, pas gabimit të portierit të Espanyolit.

Më pas shënoi Rodrygo me asistim të Viniciusit, e po ashtu Viniciusi me asistim të Kylian Mbappes.

Mbappe u shënua po ashtu në listën e realizatorëve me golin nga penalltia në minutën e 90-të.

Reali i ka 14 pikë në pozitën e dytë. Espanyoli është në mesin e tabelës me shtatë pikë.