Futboll

Real Madridi me shumë mund kalon në finale të Kupës së Spanjës

Endrick

Real Madridi me shumë mund ka kaluar në finale të Kupës së Spanjës. 

Skuadrës madrilene iu deshën shtesat për ta mposhtur Real Sociedadin të martën mbrëma. 

Ndeshjen e parë në udhëtim Reali e kishte fituar 1:0. Por, Real Sociedadi arriti të bënte rikthimin. Pas 90 minutave ndeshja e kthimit në “Santiago Bernabeu” ishte 3:2 në favor të Sociedadi. Kështu që fituesi u përcaktua pas lojës shtesë. Anthony Rudiger (115’) realizoi golin e kualifikimit për Real Madridin. 

Golat tjerë për Realin i shënuan Endrick (30’), Jude Bellingham (82’) e Auriel Tchouameni (86’). Për Sociedadin shënuan Ander Barrenetxea (18’), David Alaba (72’ autogol), Mikel Oyarzabal (80’, 90+3’). 

Reali në finale e pret fituesin e duelit mes Atletico Madridit e Barcelonës. Ndeshja e parë në Barcelonë përfundoi 4:4.