Futboll

Reali i quan të papranueshme deklaratat e gjyqtarëve

Perez

Skuadra e Real Madridit nëpërmjet një reagimi i ka konsideruar të papranueshme deklaratat e dy gjyqtarëve Ricardo de Burgos Bengoetxea dhe Pablo Gonzalez Fuertes para finales së nesërme të Kupës së Mbretit.

Të dy gjyqtarët të premten u paraqiten në konferencë për shtypë para finales së Kupës së Mbretit ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit që zhvillohet të shtunën nga ora 22:00. Ricardo de Burgos Bengoetxea është gjyqtari kryesor që do ta ndajë drejtësinë në finale kurse Pablo Gonzalez Fuertes është në VAR.

Ricardo de Burgos Bengoetxea qau në konferencë për shtyp për shkak të kritikave që iu kanë bërë të enjten nga televizioni i Real Madridit. Televizioni zyrtar i klubit madrilen shfaqi gabime të arbitrit të caktuar për ta drejtuar finalen. Kërkoi zëvendësimin e tij – kërkese që iu refuzua

Dhe deklaratat në konferencë për shtyp nuk i kanë pëlqyer klubit mbretëror që së fundi ka publikuar një komunikatë në faqen zyrtare për arbritrat.

“Real Madridi i konsideron deklaratat publike të bëra sot nga gjyqtarët e caktuar për finalen e nesërme të Kupës së Mbretit si të papranueshme. Këto protesta, të cilat çuditërisht janë përqendruar në videot nga një media e mbrojtur nga liria e shprehjes si Real Madrid TV, të kryera qëllimisht 24 orë më parë kundër njërit prej pjesëmarrësve në finale, demonstrojnë, edhe një herë, sjelljen e qartë dhe të dukshme të këtyre gjyqtarëve ndaj Real Madridit”, shkruhet në njoftimin e “Los Blancos”.

Në deklaratë thuhet tutje se presin reflektim nga Federata spanjolle dhe organi i gjyqtarëve.

Reali ka vendosur që të mos marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve zyrtare para finales së Kupës së Mbretit.

Deklarata e plotë e Realit:

“Real Madridi i konsideron deklaratat publike të bëra sot nga gjyqtarët e caktuar për finalen e nesërme të Kupës së Mbretit si të papranueshme.

Këto protesta, të cilat çuditërisht janë përqëndruar në videot nga një media e mbrojtur nga liria e shprehjes si Real Madrid TV, të kryera qëllimisht 24 orë më parë kundër njërit prej pjesëmarrësve në finale, demonstrojnë, edhe një herë, sjelljen e qartë dhe të dukshme të këtyre gjyqtarëve ndaj Real Madridit. Deklarata edhe më të habitshme, me ton kërcënues, duke aluduar në unitetin e gjyqtarëve, u përdorën për të njoftuar masa ose veprime të supozuara që nuk i përmbushin parimet e drejtësisë, objektivitetit dhe paanshmërisë që duhet të mbizotërojnë vetëm disa orë para një ngjarjeje futbolli që tërheq vëmendjen e qindra miliona njerëzve në mbarë botën.

Duke pasur parasysh seriozitetin e asaj që ndodhi, Real Madrid shpreson që ata që janë përgjegjës në Federatën spanjolle dhe organin e gjyqtarëve do të veprojnë në përputhje me rrethanat, duke miratuar të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur prestigjin e institucioneve që ata përfaqësojnë”.

Lexo përditësimet tjera
Madridi

Reali anulon stërvitjen dhe konferencën për shtyp, a po rrezikohet finalja?

Real Madridi ka vendosur që të mos marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve zyrtare para finales...