Futboll

Raya shpëton Arsenalin

Arsenali

Foto: Associated Press

Nuk ka dhënë fitues ndeshja mes Atalantas dhe Arsenalit. Të enjten në Bergamo, ndeshja e xhiros së parë të Championsit përfundoi pa gola.

Momenti vendimtar i ndeshjes ishte në minutën e 51-të. Fituesja në fuqi e Ligës së Evropës, Atalanta, fitoi penallti. Nga pika e bardhë gjuajti Mateo Retegui.

Portieri i Arsenalit, David Raya, ndali gjuajtjen e tij. Topi i dëbuar nga Raya u kthye te Retegui, që gjuajti sërish me kokë. Por Raya u ngrit shpejtë dhe ndali edhe gjuajtjen e dytë të Reteguit. Është vlerësuar pritje shumë e mirë e portierit të Arsenalit.

Ndeshja në përgjithësi ishte e barabartë. Atalanta i kishte shtatë raste e Arsenali gjashtë.

Berat Gjimshiti e kompletoi ndeshjen në mbrojtjen e Atalantas.


Pa gola në pjesën e parë të sfidës Atalanta – Arsenal

Atalanta e Arsenali po e luajnë njërën prej ndeshjeve kryesore të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Pas 45 minutave lojë rezultati është 0:0.

Berat Gjimshiti po e udhëheq mbrojtjen e Atalantas.