Futboll

Fitore e madhe e Madridit, vendos goli i Bellinghamit

Real

Real Madridi ka bërë hap gjigant drejt një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

Të martën mbrëma në “Etihad”, Real Madridi fitoi 3:2 ndaj Manchester Cityt. Ishte kjo ndeshja e parë e plejofit të Ligës së Kampionëve. Me këtë fitore, kampioni në fuqi i është afruar raundit tjetër.

Ndeshja e dy gjigantëve të futbollit u vendos në minutat shtesë. Në minutën e 92-të, Jude Bellingham shënoi golin e fitores 3:2 për Madridin. Ai realizoi me asistim të Vinicius Junior, ndaj të cilit tifozët anglezë shpalosën një pano fyese.

Ndeshja u vendos nga episode interesante.

Erling Haaland shënoi për 1:0 në të mirë të Cityt në minutën e 19-të. Kylian Mbappe shënoi për 1:1 në minutën e 60-të.

Pas një penalltie të dyshimtë, Erling Haaland shënoi tjetër gol për kampionin anglez në minutën e 80-të. Por epërsia 2:1 nuk qëndrojë shumë.

Brahim Diaz hyri në lojë në minutën e 84-t dhe menjëherë në minutën e 86-të barazoi në 2:2.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte me rezultat të barabartë, në skenë dolën dy prej yjeve të Madridit, Viniciusi dhe Bellinghami që bashkëvepruan për golin e fitores 3:2.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 19 shkurt në “Santiago Bernabeu”. Me fitoren 3:2 në Manchester, klubi mbretëror është në epërsi të madhe para ndeshjes vendimtare.

Manchester City me shumë mund e kaloi fazën e ligës në Champions dhe pati periudha të vështira në ndeshjen e së martës mbrëma. City po ashtu është thuajse jashtë garës në Premier League. Dhe kriza e skuadrës së Pep Guardiolas vazhdon.

Ndërkohë Madridi me fitoren në Angli ka dëshmuar se po kthehet në rrugën e sukseseve.


Paraqitje impresive e Madridit, udhëheq 3:2

Real Madridi ka shënuar golin për 3:2 në ndeshjen ndaj Manchester Cityt.

Golin e tretë për madrilenët e shënoi Jude Bellingham në minutën e 92-të. Viniciusi ishte asistues.

VIDEO:

 

 


Vazhdon drama, barazon Madridi

Real Madridi ka barazuar në 2:2 ndaj Cityt në Etihar.

Brahim Diaz u aktivizua në minutën e 84-t dhe menjëherë në minutën e 86-të shënoi golin e barazimit.

VIDEO:

 

 


City në avantazh 2:1, sërish Haaland

Erling Haaland ka shënuar nga pika e bardhë në minutën e 80-të për epërsinë 2:1 të Cityt ndaj Real Madridit.

Haalandi tani ka 49 gola në 48 ndeshje në Champions.


Barazon Reali

Real Madridi ka barazuar në 1:1 rezultatin në ndeshjen ndaj  Cityt.

Kylian Mbappe shënoi në minutën e 60-të.

VIDEO:


City në epërsi pas pjesës së parë

(21:51) - Manchester City po udhëheq 1:0 ndaj Real Madridit pas pjesës së parë të ndeshjes në “Etihad”.

Golin e vetëm e shënoi Erling Haaland në minutën e 19-të.

Është kjo ndeshja e parë e plejofit të fazës nokaut të Championsit.


(21:26) - Real Madridi ka vazhduar sulmet edhe pas epërsisë 1:0 të Manchester Cityt.

Në minutën e 25-të, goditja e Vinicius Jr përfundoi në traversë.


City në epërsi, shënon Haaland

(21:20) - Erling Haaland ka shënuar golin e parë në ndeshjen e gjigantëve, Manchester City – Real Madrid.

Haalandi kaloi në epërsi 1:0 kampionin anglez në minutën e 19-të. Ai shënoi nga afërsia.

Është dashur të kalojnë tre minuta para se tifozët e Manchester Cityt ta festojnë lirshëm golin e Erling Haalandit.

Goli është rishikuar në VAR, për situatë jashtë loje. Por pas rishikimit të detajuar, goli është pranuar.

VIDEO:


Rasti i parë për Real Madridin

(21:15) - Ndeshja mes Manchester Cityt e Real Madridit ka nisur të “ndezet”. Rastin më të mirë deri më tani e patën madrilenët. Në minutën e 10-të, Kylian Mbappe gjuajti bukur, por portieri i Cityt ishte në vend.

Vetëm një minutë më pas madrilenët lëshuan tjetër rast të artë.