Futboll

Rashica shënon gol të bukur në fitoren e Beshiktashit

Milot Rashica

Sulmuesi i krahut, Milot Rashica, ka shënuar gol të bukur me kokë në fitoren e Beshiktashit.

Beshiktashi të premten mbrëma e mposhti në udhëtim Eyupsporin me rezultatin 3:1.

Kjo ndeshje i takoi javës së 25-të të elitës së futbollit turk.

Reprezentuesi i Kosovës, Rashica, në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë nga afërsia realizoi gol të bukur me kokë për epërsinë 2:1.

Ai e kompletoi ndeshjen.

Për 28-vjeçarin Rashica ky ishte goli i katërt i shënuar këtë edicion në të gjitha garat. Ka kontribuar edhe me tetë asistime.

Për Beshiktashin kjo ishte ndeshja e tetë rresht që nuk pëson disfatë në ligë.

Renditet në pozitën e katërt me 41 pikë.

Eyupspori është në pozitë më poshtë me 40 pikë.


Rashica shënon gol për Beshiktashin

Milot Rashica ka shënuar gol për Beshiktashin.

Në ndeshjen në udhëtim ndaj Eyupsporit, që i takon xhiros së 25-të të elitës turke, Rashica shënoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Pas pjesës së parë Beshiktashi po udhëheq 2:1.

VIDEO: