Futboll

Rashica me Beshiktashin ndalen në barazim

Milot Rashica

Skuadra e Beshiktashit të shtunën ka barazuar 1:1 me Samsunsporin, në ndeshjen e xhiros së 32-të të elitës turke të futbollit.

Vendësit kaluan të parët në epërsi në minutën e 18-të me golin e Semih Kilicsoy.

Golin e barazimit për Samsunsporin e shënoi sulmuesi Emre Kilinc, në minutën e 68-të.

Për Beshiktashin titullar ishin Milot Rashica e Ernest Muçi. 

Rashica u zëvendësua në minutën e 68-të, teksa Muçi luajti deri në minutën e 86-të. 

Për skuadrën e Samsunsporit nga minuta e 59-të u aktivizua Arbnor Muja.

Beshiktashi pas 32 ndeshjeve të zhvilluara renditet në vendin e katërt me 48 pikë. Samsunspori është në vendin e 12-të me 38 pikë.