Futboll

Rashica luan një pjesë ndaj Maccabi Tel Avivit

Milot Rashica

Beshiktashi ka pësuar disfatë 3:1 në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Evropës. 
Skuadra turke humbi nga ajo izraelite, Maccabi Tel Aviv. 

Ndeshja u zhvillua në Debrecen të Hungarisë, pas kërkesës së autoriteteve turke që ky ballafaqim të mos luhet në Turqi. 

Ndërkohë, autoritetet hungareze vendosën që ballafaqimi të luhet pa tifozë. 

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, luajti vetëm në pjesën e parë. 

Ciro Immobile e kishte mundësinë që në minutën e 71-të t’i barazonte shifrat në 2:2, por e humbi penalltinë. 

Më pas Beshiktashi pranoi edhe një gol dhe u mposht. Beshiktashi ka gjashtë pikë pas pesë ndeshjeve.

Skuadra tjetër turke, Galatasaray, barazoi 1:1 në udhëtim tek AZ Alkmaari.  Të dyja golat u realizuan në pjesën e parë. 

Sven Mijnans shënoi për vendësit, kurse Victor Osimhen për mysafirët.