Futboll

Rashica i kënaqur me paraqitjen individuale e ekipore

Milot Rashica

Milot Rashica kontribuoi për Beshiktashin në një gol duke asistuar në fitoren 5:1 ndaj Luganos dhe avancoi në fazën grupore të Ligës së Evropës.

Rashica tha se fitorja dhe avancimi tutje ishin shumë të rëndësishme.

“Ishte fitore shumë e rëndësishme për ne dhe futbollin e Turqisë. Luajtëm ndeshje shumë të rëndësishme, të cilën e kontrolluam. Jam i lumtur që shënuam shumë gola”, tha fillimisht Rashica pas ndeshjes.

Ai foli edhe për paraqitjen individuale.

“Ishte ballafaqim i rëndësishëm edhe për futbollin turk. Ishim më shumë energjik se në javën e kaluar. E donim fitoren dhe e shfaqëm më të mirën. Jam shumë i lumtur”, theksoi Rashica.

Rashica e ka lavdëruar edhe punën e trajnerit Giovanni van Bronckhorst.

“Trajneri na ka dhuruar energji të madhe dhe më ka ndihmuar edhe mua. Unë po luajë rol dhe pozitë ndryshe këtë edicion. Dhe po kemi suksese. Trajneri dëshiron që ta nxjerrë më të mirën nga ne. Jemi në rrugën e duhur dhe dëshirojmë të vazhdojmë kështu”, u shpreh ai.