Beshiktashi e ka fituar për herë të 11-të Kupën e Turqisë të enjten.
Në finale, Beshiktashi mposhti pas një drame 3:2 Trabzonsporin.
Paul Onuachu në minutën e 13-të i dha fillimisht epërsinë Trabzonsporit.
Por rezultati u përmbys, kur Rachid Ghezzal barazoi nga penalltia në fund të pjesës së parë e Salih Ucan shënoi për 2:1 për Beshiktashin në minutën e 54-të.
Drama u rezervua për në fund.
Nicolas Pepe i Trabzonsporit barazoi 2:2 në minutën e 89-të, ndërsa Al Musrati (90+4’) i dha Beshiktashit trofeun e Kupës,
Milot Rashica luajti nga minuta e 64-t, ndërsa Ernest Muçi u zëvendësua në fund të ndeshjes.
Enis Bardhi kompletoi ndeshjen te Trabzonspori.
Al-Musrati'nin 90+4'te Beşiktaş'a kupayı getiren golü:pic.twitter.com/47gal14hi5
— Boşuna Tıklama (@bosunatiklama) May 23, 2024