Futboll

Rashica e Muçi asistojnë, Beshiktashi në Ligën e Evropës

Milot Rashica

Beshiktashi e ka siguruar fazën grupore të Ligës së Evropës, falë edhe paraqitjes së mirë të Milot Rashicës dhe Ernest Muçit.

Rashica dhe Muçi asistuan në fitoren e thellë të Beshiktashit ndaj Luganos zvicerane të enjten mbrëma, 5:1.

Ndeshja e parë ishte mbyllur 3:3.

Shkëlqim Vladi shënoi për Luganon, për barazimin e rezultatit 1:1.

Ndërkohë, Rashica asistoi për 3:1 në minutën e 70-të, kurse Muçi asistoi në golin e fundit për 5:1, në minutën e dytë të kohës shtesë.

Rashica luajti deri në minutën e 77-të, kurse Muçi u inkuadrua në minutën e 66-të.

Amir Shaipi në portë dhe Bislimi në mesfushë e kompletuan ndeshjen, kurse Vladi u zëvendësua në minutën e 77-të.