Ylli i Kosovës në futboll, Milot Rashica do të largohet nga skuadra e Beshiktashit gjatë verës së këtij viti.
Siç shkruajnë mediumet në Turqi të martën, Rashica nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer për edicionin e ardhshëm. Beshiktashi planifikon ndryshime për edicionin e ardhshëm.
“Fundi ka ardhur për një nga yjet e ekipit. Beshiktashi po përgatitet të ndahet me Ciro Immobilen në fund të sezonit. Solskjaer nuk e ka në planet e tij për sezonin e ardhshëm as 28-vjeçarin Milot Rashica”, shkruan gazeta turke “Aksham”.
Rashica ka luajtur 36 ndeshje këtë sezon.
Kosovari ka kontribuar për ekipin turke me katër gola dhe nëntë asistime.
Skuadrës turke iu bashkua në verën e vitit 2023, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2027.