Futboll

Rashica asiston në fitoren e Beshiktashit

Milot Rashica

Beshiktashi shënoi fitore bindëse të hënën mbrëma. Skuadra e madhe turke fitoi 3:0 në udhëtim ndaj Kayserisporit, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës turke.

Kontribut në fitore dha Milot Rashica, që asistoi në golin e tretë të shënuar nga Ciro Immobile në minutën e 91-të. Gedson Fernandes shënoi golin e parë për Beshiktashin në minutën e 56-të.

Immobile shënoi fillimisht nga penalltia në minutën e 78-të e më pas edhe në minutat shtesë. Penalltinë e nxori Rashica.

Rashica e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të vlerësuarve.

Te Beshiktashi startoi edhe Ernest Muçi.

Beshiktashi është i treti me 16 pikë, sa i ka edhe Fenerbahçe në vendin e dytë. Udhëheq Galatasaray me 19 pikë.

Por Beshiktashi e ka një ndeshje më pak.