Marcus Rashford beson se nuk do të luajë për Manchester Unitedin nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim.
Ai ka shtuar se nuk do të ngutet për të marrë vendim për të ardhmen e tij, shkruan “BBC” të mërkurën.
Rashfordi e shënoi golin e katërt qëkur iu bashkua Aston Villas në formë huazimi në muajin shkurt nga Unitedi, në disfatën 2:1 nga Manchester City të martën mbrëma.
Ai është i huazuar deri në fund të edicionit, ndërsa me Unitedin ka kontratë deri në vitin 2028.
Rashfordi u largua nga Amorimi prej skuadrës së parë në muajin dhjetor.
27-vjeçari në verë pritet të shitet te ndonjë klub tjetër, ose të huazohet sërish te ndonjë skuadër.
Paraqitjet e mira të Rashfordit me Aston Villan kanë bërë që ai të marrë sërish ftesë nga Përfaqësuesja e Anglisë.