Elbasan Rashani ka shënuar gol pas një periudhe shumë të gjatë.
Rashani të dielën me Clermontin fituan në shtëpi përballë Reimsit 4:1, në ndeshjen e xhiros së 31-të të Ligue 1 të Francës.
Rashani shënoi dy golat e parë në kampionatin francez në këtë edicion. Ai realizoi në minutën e 79-të për 3:1, dhe në minutën e 90-të për 4:1.
Ai e kompletoi ndeshjen, por i është gëzuar golave të parë që prej 26 shkurtit të vitit të kaluar në barazimin kundër Strasbourgut, 1:1.
Rashani luajti në tërë ndeshjen.
Clermonti pavarësisht fitores, është në vendin e fundit me 25 pikë dhe po lufton për mbetje në elitë.
Reimsi është i 11-ti me 40 pikë.