Elbasan Rashani ka shënuar gol në minutat e fundit të ndeshjes për fitoren shumë të rëndësishme për skuadrën e Elches.
Elche të dielën në kuadër të javës së 22-të të kategorisë së dytë të futbollit spanjoll fitoi ndaj Zaragozas me rezultatin 1:0.
Rashani në lojë u inkuadrua në minutën e 59-të kurse në minutën e 93-të e realizoi golin e fitores për 1:0.
Keidi Bare u zëvendësua në minutën e 90-të te Zaragoza.
Për 31-vjeçarin Raky ishte goli i dytë i shënuar këtë edicion në pesë ndeshjet e luajtura deri më tani në të gjitha garat.
Ai tek Elche u transferua në verën e vitit të kaluar nga skuadra franceze, Clermont Foot.
Elche është në vendin e dytë me 39 pikë dhe është në rrugë të mirë për ta siguruar një vend në La Liga për edicionin e ardhshëm.
Lidere është Almeria me tri pikë më shumë.
Zaragoza ka 29 pikë dhe është në vendin e 11-të.