Futboll

Rashani ia siguron Elches fitoren

Elbasan Rashani Elche

Elbasan Rashani ia ka siguruar fitores skuadrës së Elches të dielën pasdite.  Elche e mposhti në udhëtim Cordoban me rezultatin 2:1. 

Kjo ndeshje i takoi javës së 33-të të Kategorisë së dytë të futbollit spanjoll. 

Sulmuesi kosovar, Rashani, në lojë u inkuadrua në minutën e 89-të ndërsa golin e fitores e realizoi tetë minuta më pas. 

Për 31-vjeçarin Rashani ky ishte goli i tretë këtë edicion në tetë ndeshjet e zhvilluara deri më tani. 
Elche me fitore është ngritur sërish në pozitën e parë me 60 pikë. 

Është në rrugë të mirë për ta siguruar një vend për edicionin e ardhshëm në elitën e futbollit spanjoll. 
Cordoba është në pozitën e dhjetë me 45 pikë.