Futboll

Raqi, më i miri i xhiros

Ron Raqi

Ron Raqi është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Qendërmbrojtësi i Prishtinës, Raqi, e realizoi golin e fitores në minutat shtesë në ndeshjen ndaj Feronikelit 74.

Prishtina të premten pasdite e mposhti Feronikelin 74 me rezultatin 2:1.

Ishte komisioni i veteranëve të futbollit, ai që ka vlerësuar 22-vjeçarin Raqi si më të mirin e javës.

“Jam shumë i lumtur për golin dhe që arrita ta ndihmoj ekipin, mirëpo edhe më i lumtur jam për tre pikët. Merita shkon për bashkëlojtarët e mi dhe stafin, sepse pa ta kjo fitore nuk do të ishte e mundur. Një falënderim i veçantë për Federatën e Futbollit dhe komisionin që më vlerësuan me këtë çmim, i cili është një motiv shtesë për mua. Mua më mbetet të punoj fort, të ndihmoj ekipin aq sa mundem dhe të vazhdojmë drejt objektivave tona”, ka thënë Raqi të martën për faqen zyrtare të FFK-së.