Futboll

Rapidi i kërkon 8 milionë euro për Rrahmanin, skocezët e vlerësojnë çmimin të lartë

Albion Rrahmani

Klubi i njohur skocez, Glasgow Rangers ka nisur negociatat për transferimin e Albion Rrahmanit nga Rapidi i Bukureshtit. 

Skocezët kanë ofruar 6 milionë euro, sipas mediave rumune, por Dan Sucu, aksionari më i madh i Rapidit po kërkon më tepër. Rapidi synon të përfitojë 8 milionë euro nga shitja e Rrahmanit, raporton “digisport.ro”, të premten.

Rrahmani në edicionin e parë te Rapidi i shënoi 17 gola dhe i bëri pesë asistime në 26 ndeshje.

Kalimi i tij në ndonjë klub më të madh duket i pashmangshëm. Por pronari i Rapidit synon sa më shumë miliona nga shitja e kosovarit. Kështu përfitimi nga Rrahmani do të jetë i jashtëzakonshëm. Rapidi e transferoi atë nga Ballkani për vetëm 600 mijë euro.

Mediat e afërta me Rangersin kanë shkruar se çmimi prej 8 milionë euro aktualisht vlerësohet shumë i lartë.