Drejtuesit e Rapid Bukureshtit janë të hapur për shitjen e sulmuesit të Kosovës, Albion Rrahmani.
Aksionarët e Rapidit kanë thënë se ta shesin Rrahmanin nëse do të marrë një ofertë të favorshme.
“Tani për tani Rrahmani nuk do të Largohet. Kishim oferta, por të ndryshme nga ajo që donim. Por përderisa është kohë transferimesh, nuk i dihet kurrë. Dhe nëse vjen një ofertë e mirë edhe për klubin edhe për lojtarin, nuk do të jetë problem për drejtuesit që largohet Rrahamni. Kam pasur shumë diskutime me të. Ai tha se mendjen e ka vetëm te Rapidi”, ka thënë Victor Ngelescu për “Fanatik”.
Sulmuesi 23-vjeçar e ka nisur mbarë edicionin e ri.
Ka asistuar në ndeshjen e parë në barazimin 1:1 të Rapidit ndaj UT Aradit. Edicionin e kaluar shënoi 17 gola.