Barcelona arriti të fitonte ndaj Borussia Dortmundit të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve.
Barça ndonëse me vështirësi, fitoi 3:2 në udhëtim.
Ishte disfata e parë e Dortmundit në tre vjet në garat evropiane, të luajtura në stadiumin “Signal Iduna Park”.
Braziliani e shënoi golin e parë në ndeshje. Ai shënoi për 1:0 në të mirë të Barcelonës, në minutën e 53-të.
Robert Lewandowski është golashënuesi më i mirë i “Championsit” pas gjashtë xhirove me shtatë gola, ndërsa pas tij janë Raphinha dhe Serhou Guirassy i Dortmundit.
Por, gjashtë golat e shënuara Raphinha i ka arritur në gjashtë tentimet e tij drejt portës dhe është më i miri aktualisht në Ligën e Kampionëve.
Raphinha ka 17 gola e 8 asistime në 23 ndeshje për Barcelonën, në të gjitha garat.