Sulmuesi brazilian, Raphinha dhe mesfushori spanjoll, Marc Casado kanë munguar në seancën stërvitore të Barcelonës të premten, para ndeshjes ndaj Osasunas.
Osasuna dhe Barcelona do të takohen të shtunën nga ora 21:00 në kuadër të javës së tetë të La Ligas. Të dy futbollistët kanë qëndruar në palestër dhe nuk janë stërvitur me pjesën tjetër të ekipit.
“Mundo Deportivo” ka raportuar se dy futbollistët do të jenë në listën e skuadrës për ndeshjen ndaj Osasunas.
Barcelona i ka fituar shtatë ndeshjet radhazi këtë edicion në La Liga. Osasuna ka tri fitore, dy barazime dhe dy humbje.
Trajneri Hansi Flick e ka konfirmuar të premten se Frenkie de Jong nuk do të jetë në listë për ndeshjen ndaj Osasunas.
“Frenkie është shumë afër kthimit. Nesër ai do të pushojë sepse i duhet. De Jong është një lojtar me përvojë dhe ai mund të na ndihmojë shumë, edhe nëse luan 20 minuta, por do të shohim se çfarë do të ndodhë javën e ardhshme me të”, ka thënë Flick.