73-vjeçari Claudio Ranieri do të jetë trajner i ri i Romës deri në fund të këtij edicioni.
Më pas ai do ta ketë një rol të ri në klub, atë të këshilltarit sportiv.
Ranieri në postin e trajnerit e zëvendëson të shkarkuarin, kroatin Ivan Juriq.
Juriqi u shkarkua të dielën pasdite, pas rezultateve të dobëta që kishte me “giallorossët”.
Roma aktualisht zë vendin e 12-të në Serie A, me 13 pikë nga 12 ndeshjet e para të kampanjës 2024-25.
Ranieri do të jetë trajneri i katërt në vitin 2024 për Romën, pas Jose Mourinhos, Daniele De Rossit dhe Juriqit.
Ranieri te Roma kthehet për herën e tretë.
Ai e kishte udhëhequr skuadrën italiane edhe në vitet 2009-2011 dhe 2019.
Ranieri u lind në kryeqytetin italian, ndërsa si lojtar aktiv debutoi te Roma në vitin 1973.
Së fundmi, Ranieri e udhëhoqi Cagliarin që siguroi elitën italiane të futbollit.