Claudio Ranieri ka njoftuar se do të pensionohet nga profesioni i trajnerit pasi e ndihmoi Cagliarin ta shmangë largimin nga Serie A.
72-vjeçari ka drejtuar 18 klube dhe ishte edhe përzgjedhës i Greqisë në karrierën e tij të pasur futbollistike, që kishte nisur katër dekada më parë, saktësisht në vitin 1986.
Ai njihet për triumfin e jashtëzakonshëm me Leicester Cityn kur e fitoi Premier Leaguen në edicionin 2015-2016.
“E kam përfunduar karrierën si trajner i ndonjë klubi”, ka thënë Ranieri për “Sky Sport Italia”.
Në janar të vitit 2023, Cagliari ishte i 12-ti në Serie B por e siguroi inkuadrimin në Serie A nëpërmjet plejofit, kur kishte eliminuar Parman në gjysmëfinale dhe Barin në finale me gol të minutave shtesë në ndeshjen kthyese.