Futboll

Rangnick “refuzon” Bayernin

Ralf Rangnick

Ralf Rangnick

Ralf Rangnick e ka refuzuar propozimin për t’u bërë trajner i Bayernit.

Rangnick, që është trajner i Austrisë, ka vendosur të mos marrë drejtimin e Bavarezëve për arsye personale.

“Jam trajner i Austrisë me gjithë zemrën time. Dua të them se kjo nuk është refuzim për Bayernin, por më tepër vendim për ekipin tim dhe qëllimet tona të përbashkëta. Përqendrimi ynë i plotë është në Evropian”, ka thënë Rangnick të enjten.

65-vjeçari e mori drejtimin e Austrisë në vitin 2022. Austria është në Grupin D të Evropianit që mbahet nga qershori. Ka në grup Poloninë, Francën dhe Holandën. Rangnick ka kontratë deri në përfundimin e kualifikimeve për Botërorin 2026.

Bayerni ndërkohë është në kërkim të trajnerit të ri pasi Thomas Tuchel do të largohet në fund të sezonit. Është raportuar se ofertën e Bayernit e ka refuzuar edhe trajneri i Leverkusenit, Xabi Alonso e ai i Gjermanisë, Julien Nagelsmann.