Futboll

Rangnick konfirmon bisedimet me Bayernin

Ralf Rangnick

Ralf Rangnick ka konfirmuar se është kontaktuar nga Bayern Munichu për ta marrë drejtimin e skuadrës bavareze.

Në një intervistë dhënë në Austri të mërkurën, Rangnick ka thënë se e ka njoftuar edhe Federatën e Futbollit të Austrisë.

“Bayern Munichu na ka kontaktuar dhe e kam njoftuar Federatën austriake. Kemi marrëdhënie të mira. Fokusi im është te Përfaqësuesja e Austrisë. Jemi të fokusuar krejtësisht në Kampionatin Evropian dhe ndihem rehat këtu. Për momentin nuk ka arsye që të merremi me këtë”, është shprehur selektori i austriakëve.