Gjasat që Ralf Rangnick të marrë drejtimin e Bayernit në verë po bëhen gjithnjë e më të mëdha.
Sipas informatave të Sky dhe Bild, 65-vjeçari ka deklaruar dëshiron e madhe për të pasur Thomas Tuchelin në postin e trajnerit të Bayernit.
Por kanë mbetur edhe disa gjëra për t’i qartësuar. Rangnick aktualisht po e drejton Austrinë dhe do të jetë në dispozicion pas Evropianit.
Bayerni është “në bisedime shumë të mira” me Rangnickun, ka thënë presidenti i klubit bavarez Herbert Hainer pas barazimit 2:2 me Real Madridin, të martën mbrëma.
Rangnick është gjerman, ndërsa ka drejtuar Manchester Unitedin, RB Leipzigun, Schalken, Hoffenheimin, Hannoverin, Stuttgartin dhe skuadra të tjera gjermane.