Ish-futbollisti i Real Madridit dhe Spanjës, Sergio Ramos, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me skuadrën meksikane, Monterrey.
38-vjeçari Ramos ka qenë pa klub qëkur u largua nga skuadra e fëmijërisë, Sevilla, kur kontrata e tij skadoi në fundin e edicionit 2023/2024.
Ai e fitoi Kupën e Botës me Spanjën në vitin 2010, ndërsa Kampionatin Evropian e fitoi në vitet 2008 dhe 2012.
Monterrey udhëhiqet nga ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Martin Demichelis, dhe zë vendin e dhjetë në elitën e futbollit të Meksikës.
Ramosi e nisi karrierën te Sevilla, por u largua në drejtim të Real Madridit në vitin 2005 dhe i kaloi 16 vjet në “Bernabeu”.
Gjatë kohës me “Los Blancos”, Ramosi i fitoi 22 trofe, përfshirë pesë tituj kampioni në Spanjë dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve.
Ramosi nga Real Madridi u transferua te Paris Saint-Germaini me kontratë dyvjeçare në vitin 2021, ndërsa në vitin 2023 u kthye te Sevilla.
Te klubi meksikan do ta mbajë veshur fanellën me numrin 93, për shkak se në atë minutë kishte realizuar gol në kohën shtesë në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2014.
