Portieri Diant Ramaj është kthyer në portën e Ajaxit pas dy ndeshjeve mungesë në elitën e futbollit holandez.
Ramaj e kompletoi ndeshjen e së dielës, të cilën Ajaxi e fitoi ndaj Willem II në shtëpi, 1:0.
Portieri shqiptar u vlerësua me notë të lartë.
Ajaxi është i treti me 19 pikë.
PSV-ja lidere ka 30 pikë në dhjetë ndeshje.