Diant Ramaj kompletoi tjetër ndeshje me Ajaxin që të mërkurën mbrmëa barazoi në kampionatin elitar të Holandës.
Ajaxi në shtëpi luajti kundër Go Ahead Eagles dhe barazoi 1:1 në ndeshjen e xhiros së 28-të.
Anton Gaaei shënoi për Ajaxin në minutën e 24-t, kurse Ramaj pranoi gol në minutën e 92-të nga Bas Kuipers.
Ajaxi ka 45 pikë në 28 ndeshje të luajtura, katër më shumë se Go Ahead Eagles në vendin e shtatë.