Futboll

Ramadani thotë se meritat për kalim tutje i kanë lojtarët

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani ka thënë se meritat për kalimin tutje i kanë futbollistët e tij. 

“Urimet shkojnë për futbollistët të cilët dhanë maksimumin. Shpirti luftarak, dëshira për fitore, tifozët, përgatitja e ekipit nga stafi im dhe gjithçka tjetër u komponua mirë dhe erdhi deri te kalimi tutje. Edhe ne, por edhe ekipi kundërshtar luajti mirë. Ishim ne ata që kaluam tutje, por do ta meritonte edhe Auda në bazë të paraqitjes. Me plot meritë kaluam tutje”, ka thënë Ramadani. 

Kundërshtarja e radhës e Dritës është Legia e Varshavës. 

“Ndaj Legias nuk jemi aspak favorit. Edhe ndaj Audas nuk ishim favorit, por ia dolëm. Falënderojmë tifozë që lan të gjitha të këqijat, erdhën për të na mbështetur dhe një pjesë të madhe të kontributit për këtë sukses tonin kanë edhe tifozët”, është shprehur Ramadani.