Ylber Ramadani e ka kompletuar ndeshjen te Lecce që luajti pa gola kundër Romës. Kjo ndeshje u zhvillua të hënën mbrëma dhe i takoi javës së 30-të të Serie A italiane.
Mesfushori i Shqipërisë në minutë 81-të u ndëshkua me karton të verdhë. Medon Merisha mbeti në stol, kurse edh në këtë takim mungoi Kastriot Dermaku shkaku i lëndimit.
Lecce është në vendin e 13-të me 29 pikë, kurse Roma në vendin e pestë me 52 pikë.