Skuadra e Leeces ka fituar me rezultatin 1:0 ndaj Empolit të shtunën në kampionatin elitar të Italisë, Seria A.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 32-të.
Golin e vetëm e shënoi sulmuesi Nicola Sansone, në minutën e 89-të.
Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani, e kompletoi edhe një ndeshje tjetër për skuadrën e Lecces.
Lecce pas 32 ndeshjeve të luajtura ka 32 pikë dhe po lufton për mbetje në elitë, njësoj si Empoli. Empoli ka 28 pikë.