Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani ka luajtur nga minuta e parë te Lecce që barazoi 1:1 ndaj Cagliarit të dielën.
Ndeshja Cagliari – Lecce i takoi javës së 35-të të Serie A, ndërsa ishte e para e Ramadanit pas lëndimit.
Ai i mungoi Lecces në dy ndeshjet e kaluara, ndërsa të dielën u paraqit deri në minutën e 72-të. Ai në minutën e 56-të u ndëshkua me karton të verdhë.
Medon Berisha mbeti në stol. Lecce është në vendin e 13-të me 37 pikë, kurse Cagliari ka 33 pikë.