Futboll

Racingu e eliminon Corinthiansin e Depayt

Racing

Racingu argjentinas e ka eliminuar Corinthiansin të enjten pas mesnate dhe ka avancuar në finalen e “Copa Sudamericana”.

Racing Club fitoi me rezultatin 2:1 në ndeshjen kthyese.

Dueli i parë i zhvilluar në Brazil përfundoi 2:2.

Rivali i Racingut në finalen e 23 nëntorit do të jetë klubi tjetër brazilian, Cruzeiro, që në finale arriti pasi e eliminoi Lanusin e Argjentinës, 1:0.

Në Buenos Aires të parët që kaluan në epërsi ishin brazilianët. Sulmuesi holandez, Memphis Depay, bëri asistim shumë të mirë për Yuri Alberton.

Por, Racingu nuk u dorëzua dhe realizoi dy gola me Juan Fernando Quinteron.

“Copa Sudamericana” është gara e dytë më e rëndësishme në futbollin e Amerikës së Jugut, pas “Copa Libertadores”.

Në finalen e "Libertadoresit" janë Atletico Mineiro dhe Botafogo.

Finalja zhvillohet në Buenos Aires më 30 nëntor.