Humbja 4:0 nga Kosova bëri që Qiproja ta shkarkojë selektorin Temur Ketsbaia.
Dhe të hënën federata qipriote njoftoi për selektorin e ri. Bëhet fjalë për trajnerin qipriot, Sofronis Avgousti që do ta drejtojë Qipron deri në nëntor të vitit 2026.
Qiproja më 12 tetor luan në shtëpi ndaj Rumanisë e tri ditë më pas përballet me Kosovën në Prishtinë.
Federata qipriote e ka paraqitur Avgoustin si trajnerin më të suksesshëm të Qipros në vitet e fundit.