Futboll

Qëndrime kundër Dukës, FSHF-ja ndalon komentet

FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit të enjten mbrëma publikoi në “Facebook” një fotografi të Ylber Ramadanit e Marash Kumbullës gjatë një dueli me një lojtar kundërshtar. 

Por komentet ishin plotësisht kundër Armand Dukës dhe FSHF-së, pasi u konfirmua se Evropiani U21 i vitit 2027 po organizohet nga Shqipëria e Serbia. 

FSHF-ja fillimisht e la të hapur mundësinë e komentimit. 

Por pasi të gjitha komentet ishin fyese ndaj Dukës e FSHF-së, Federata Shqiptare limitoi mundësinë e komentimit.