Futbollistja Qëndresa Krasniqi ka shënuar gol në minutën e 92-të për fitoren e Shqipërisë ndaj Estonisë.
Shqipëria të premten mbrëma në Tallin fitoi me rezultatin 2:1. Ndeshja i takoi grupit C5 të kualifikimeve për Euro 2025. Shqipëria tani udhëheq në grup me gjashtë pikë nga tri ndeshje. Luksemburgu i ka tri pikë, por nga një ndeshje, derisa Estonia ka dy ndeshje e asnjë pikë.
Shqipëria kaloi në epërsi ndaj Estonisë që në minutën e shtatë, kur realizoi Fortesa Berisha. Estonia barazoi në minutën e 17-të, ndërsa në fund në skenë doli Krasniqi që shënoi golin e vlefshëm tri pikë.
Më 9 prill, futbollistet e Shqipërisë kishin fituar ndaj Estonisë 2:0. Ndërkohë kanë pësuar 2:1 në udhëtim nga Luksemburgu, më 5 prill.
Ndeshjen ndaj Luksemburgut, që mund t’ua siguroi vendin e parë dhe avancimin në plejof, futbollistet e Shqipërisë e kanë më 4 qershor në Elbasan.