Sulmuesi Lirim Qamili ka shënuar gol për Sonderjysken në elitën e futbollit të Danimarkës të dielën.
Por goli i 26-vjeçarit nuk i ka mjaftuar ekipit të tij që u mposht 3:2 në udhëtim nga Nordsjaellandi.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 19-të.
Qamili e realizoi golin e epërsis për mysafirët në minutën e 22-të.
1-0 til SønderjyskE mod FC Nordsjælland! Mål af Lirim Qamili, som nu er oppe på 8 mål i sæsonen. SønderjyskE tager en tidlig føring i Farum!#sldk #fcnsjf
pic.twitter.com/TGTVJ7T6Mv
Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë.
Sulmuesi shqiptar që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, Qamili, këtë edicion në 22 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka realizuar dhjetë gola dhe ka bërë pesë asistime.
Sefer Emini te Sonderjyske u paraqit deri në minutën e 77-të kurse Olti Hyseni ishte në bankën rezervë.
Sonderjyske është në pozitën e dhjetë me 16 pikë.
Nordsjaellandi ka 29 pikë dhe është në vendin e gjashtë.